Plani urbanistik, diskutohen ujësjellësi, transporti publik…

10/02/2012 00:00

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka diskutuar me grupet e interesit, Planin Urbanistik të Tiranës.

Menaxhimi i mbetjeve, transporti publik dhe sektori i Ujesjelles-Kanalizimeve jane tre pikat me nevralgjike në këtë plan, të cilat duhet të gjejnë një zgjidhje afatgjatë për qytetaret e Tiranës.

“Përmirësimin e shërbimit të furnizimit me ujë me qëllim që të arrijmë objektivat e shpallura në strategjinë kombëtare të miratuara në maj të vitit të kaluar, zhvillimin e një sistemi kërkesë-ofertë të furnizimit me ujë që t’i përgjigjet zhvillimit urban të qytetit, diskutim që bëhet relevant në kushtet kur ne parashikojmë t’i paraqesim këshillit Bashkiak në mbledhjen e ardhshme, marrjen përsipër të përgjegjësive nga bashkia e Tiranës, apo thënë ndryshe përfundimit të procesit të transferimit të pronësisë dhe përgjegjësisë për ndërmarrjen e Ujësjellës-kanalizimeve te aksionerët dhe asambleja e aksionerëve, ku bashkia e Tiranës me 72.5 për qind është aksioneri kryesor dhe vendimmarrës”, tha Basha.

Ne kete takim, u theksua se qeveria japoneze eshte nje nga partneret me te rendesishem per vendin, pasi ka dhene rreth 114 milionë dollare, per ndertimin e impiantit te ujërave te zeza dhe 65 milionë euro per rindertimin e sistemit te kanalizim-ujesjellesit.

“Ndërtimin e linjave të trameve dhe përcaktimin e një sistemi funksional të shpërndarjes së trafikut. Disa nga objektivat mjedisore të planit urbanistik, përfshin pajisjen në një rrjet parqesh, duke përfshirë edhe parqe rajonale përtej vijës së verdhë, përmirësimin e korridoreve të gjelbërta nëpërmjet ndërhyrjeve të dedikuara, duke synuar që këto korridore dhe zona e gjelbër e Tiranës, të kthehet në një realitet të pandërprerë brenda dhe jashtë qytetit”, tha Basha.

Plani Urbanistik i Tiranes po asistohet edhe nga Agjencia Japoneze Shteterore, Xhajka.

Top Channel