Beyonce-Jay Z., patentë për emrin e vajzës

10/02/2012 12:40

Blue Ivy, vajza e Beyonce dhe Jay Z. që u bë e famshme që disa orëshe duke qenë pjesë e klipit të babait të saj, mund të marrë së shpejti një dhuratë të veçantë nga prindërit e saj.

Siç informoi një e përditshme amerikane, këngëtarët kanë adresuar një kërkesë ligjore në Zyrën e Patentave në SHBA, për të regjistruar si pronë të tyre emrin në fjalë.

Nëse kjo do të ndodhë, askush në botë nuk mund të përdorë të njëjtin emër, i cili është konfirmuar nga një zyrë e specializuar si unik në botë.

Megjithatë, sipas së përditshmes, qëllimi i vërtetë i reperit 42-vjeçar dhe partneres së tij 12 vjet më të re është që të themelojnë disa linja të rëndësishme, veshjesh e kozmetike, duke përdorur emrin e së bijës si markë.

Top Channel