Kim Kardashian “ndez” Las Vegas me dy veshje provokuese prej lëkure, shfaqet në krah të Lewis Hamilton Eva Mendes është ndër ato personazhe të famshme që ka preferuar privatsinë dhe rrallherë ka folur për jetën e saj.
Mirëpo duket se tani e ka pasur pak të vështirë të fshehë momentin tepër të lumtur që po jeton me partnerin e saj.Në një intervistë e cila ka zënë kopertinën e versionit amerikan të “Marie Claire”, bukuroshja Mendes ka pranuar se lidhja me aktorin Ryan Gosling është ëndërr që e ka çdo femër.
Dy aktorët kanë qenë bashkëprotagonistë në filmin “The Place Beyond The Pines” dhe prej disa muajsh janë në një raport i cili mësohet të jetë tepër intensiv.
“Ai është i mrekullueshëm, me të puna është sikur të jesh me pushime. Jam ndjerë tepër kreative dhe e plotësuar për kohën që kemi punuar bashkë dhe tani që jemi partnerë, më bën të ndjehem tepër e lumtur”-ka rrëfyer Mendes duke zbuluar për të parën herë detaje të raportit të saj me aktorin Gossling.
Top Channel