Kim Kardashian “ndez” Las Vegas me dy veshje provokuese prej lëkure, shfaqet në krah të Lewis Hamilton
Koha në prag të Shën Valentinit është një kohë për më shumë dashuri dhe këtë duket se e kanë kuptuar edhe Lewis Hamilton dhe Nicole Scherzinger, të cilët duket se janë ribashkuar pas disa muajsh ndarje.
Piloti dhe këngëtarja e famshme vendosën të mbyllinin raportin e tyre në tetor pas katër vitesh sëbashku, pasi 26-vjeçari Hamilton dukej se nuk ndihej ende gati për të hedhur një hap serioz duke krijuar një familje.
Megjithatë, një fotografi amatore me celular, e kapur në Los Anxhelos, tregon se të dy e kanë rinusur atje ku e lanë.
Zërat e ribashkimit kishin disa javë që qarkullonin, por imazhi, në të cilin Lewis dhe Nicole duken të lumtur përkrah njëri-tjetrit, përbën provën e pakundërshtueshme.
Në muaj pas ndarjes, të dy partnerët kishin deklaruar në mediat rozë se vazhdonin të kishin ndienja të forta për njëri-tjetrin.
Top Channel