Mitt Romney edhe tek kondomët

08/02/2012 18:35

Popullariteti i Mitt Romney-t, njëri prej rivalëve në garën republikane për të qenë kandidat për president të Shteteve të Bashkuara përfundon edhe tek pakot e prezervativëve.

Ideja është e një shtëpie prodhimi prezervativësh në Nju Jork. Pjesë e marketingut të shtëpisë prodhuese, përvec karikaturës së kandidatit republikan, është bërë edhe slogani i tij, “Mos u dorëzo kurrë”, (Never Settle).

Faqja gosip e internetit, TMZ, shkruan se firma e prodhimit të kondomëve ka hedhur produktet “Romney” javën e kaluar pa marrë më parë pëlqimin e tij. Megjithatë, shkruan TMZ, përfaqësues të kompanisë deklarojnë se nuk është nevoja për të marrë pëlqimin e tij sepse produktet e tyre mbrohen nga një vendim i Gjykatës Supreme Amerikane bazuar në amendamentin e parë të Kushtetutës mbi lirinë e shprehjes.

E njëjta kompani prodhimi prezervativësh, hodhi në treg produkte me sloganët dhe karikatura të Barack Obama-s dhe John McCain, në fushatën për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara në vitin 2008.

Top Channel