Siguria e internetit, fushatë ndërgjegjësimi në shkolla

07/02/2012 00:00

Në Ditën Ndërkombëtare të Sigurisë së Internetit, ministri për
Novacionin dhe Teknologjinë e Informacionit Genc Pollo ka lancuar
fushatën për ndërgjegjësimin e nxënësve, mësuesve e prindërve mbi
rreziqet e botës virtuale.

Sipas Pollos, përveç masave që kanë marrë operatorët celularë edhe shkollat e familja kanë rolin e tyre në
Mbikqyrjen dhe filtrimin e informacionit të shpërndarë në rrjetet e shkollave për parandalimin e rreziqeve që mund të sjellë informacioni nga Interneti. Të miturit e të rinjtë konsiderohen si përdoruesit më të mëdhenj të internetit dhe më të riskuarit nga krimi kibernetik.

Për këtë arsye, Fushata do të zhvillohet në shkollat e Durrësit e Tiranës si dy qytetet me numrin më të madh të përdoruesve të internetit.

Motoja e fushatës së ndërgjegjësimit në shkolla do të jetë të gjithë për një internet të sigurt.Gjatë ditëve të fushatës, të gjithë operatorët mobilë, përmes celularëve, do t’u dërgojnë abonentëve të tyre, një sms ndërgjegjësues për ruajtjen e fëmijëve nga përmbajtje të papërshtatshme në internet; gjithashtu do të transmetohen disa emisione informuese në televizionin publik dhe disa televizione të tjera; si dhe një spot publicitar ndërgjegjësues.

Top Channel