George Clooney, Brad Pitt dhe tre rivalët tyre në garën për çmimin “Oscar” për aktorin më të mirë protagonist të vitit u takuan në një mbrëmje të madhe, në Beverly Hills.
50-vjeçari Clooney tërhoqi vëmendjen e fotografëve, ndërsa u pa duke biseduar lirshëm dhe përzemërsisht me yllin e “Moneyball”, Brad Pitt si dhe protagonistët e “The Artist”, “Tinker Tailor Soldier Spy” e “A Better Life”, përkatësisht Jean Jujardin, Gary Oldman e Damien Bichir.
Në të njëjtën ditë, në revistën amerikane “OK”, u publikua një intervistë interesante e Jujardin, ku ai tregonte se si për pak refuzoi rolin e “The Artist”, me bindjen se nuk do të ishte ndonjë film i suksesshëm.
Parashikimet e tij dolën krejtësisht të gabuara, ndërsa falë pjesëmarrjes në këtë film ai fitoi njohje ndërkombëtare dhe është në garë për çmimin më prestigjioz në botën e kinematografisë.
Nga ana e tij, në mbrëmjen që grumbulloi të gjithë të kandiduarit për çmime “Oscar”, Pitt u pa veçanërisht i tërhequr nga debati me veteranen Meryl Streep, e cila ka përjetuar ritualin e nominimit 17 herë të tjera më parë.
Top Channel