Kopshtet dhe çerdhet pa ngrohje

07/02/2012 00:00

Në disa çerdhe dhe kopshte të kryeqytetit mungon ngrohja qendrore, çka e
ben të vështirë qëndrimin e fëmijëve të vegjël në këto ambiente.

Temperaturat keto dite kane zbritur ne vlera negative dhe nje pjese e prinderve apo e gjysherve kane gjetur si zgjidhje marrjen e femijeve ne shtepi pasi kane ngrene vaktin e drekes.

Por edhe ne kopshtet ku ngrohja qendrore eshte funksionale, kaldaja nuk mund te qendroje e ndezur me shume se kater ore, çka detyron shpesh edukatoret te perdorin kondicioneret ose ngrohese te tjera. Ne keto kopshte dhe çerdhe ku s’ka ngrohje qendrore, edukatoret nuk pranojne te flasin apo te lejojne xhirimin e ambienteve.

Nderkaq gjendja paraqitet e veshtire edhe ne disa shkolla, ku nuk mungon vetem ngrohja, por ku dhe nuk ka as xhama.

Bashkia e Tiranes, furnizon çdo muaj, shkollat, kopshtet dhe çerdhet me karburant, i cili eshte i mjaftueshem per te qendruar i ndezur te pakten tre deri ne kater ore ne dite.  

Top Channel