Demi Moore në rehabilitim

06/02/2012 12:35

Pas shumë përpjekjeve, të afërmit e Demi Moore kanë arritur të bindin aktoren që të hyjë në një qendër rehabilitimi për problemet e saj me substancat e ndaluara dhe me mosushqyerjen.

Sipas deklaratave të një burimi për ‘E!’, Moore “është krejtësisht e izoluar dhe i lejohet të flasë vetëm me një numër shumë të kufizuar njerëzish”.

Po i njëjti burim ka shpjeguar se më në fund Demi Moore ka kuptuar që e vetme “nuk mund të përballojë stresin dhe se ka nëvojë për ndihmën e profesionistëve”, pas ndarjes nga Ashton Kutcher.

Mendohet se Moore gjendet në klinikën Cirque Lodge, në shtetin e Jutas (SHBA).

49-vjeçarja u shtrua në një spital të Los Angeles për shkak të stresit më 25 janar. Ky ishte versioni zyrtar, por sipas ‘TMZ’, aktorja e famshme kishte abuzuar me substance të ndaluara.

Top Channel