Russell Brand i vihet pas Zoey Deschanel

05/02/2012 14:30

Vetëm pak javë pasi Russell Brand dhe Katy Perry i dhanë fund martesës së tyre 1-vjeçare, aktori duket se ka gjetur një partnere të re.

Sipas një reviste rozë, 36-vjeçari ka filluar të shoqërohet me aktoren hollivudiane, Zoey Deschanel, e cila gjithashtu sapo është divorcuar nga ish-bashkëshorti i saj, Ben Gibbard.

Një burim pranë Brand, u shpreh për revistën “OK”: “Russell prej kohësh e ka admiruar. Gjithmonë e ka parë si një vajzë tepër tërheqëse dhe kanë filluar të shkëmbejnë mesazhe flirtuese. Ai e konsideron Zoey si jashtëzakonisht gazmore dhe gjithashtu tërheqëse. Duket se midis tyre po lind një shkëndijë”.

Megjithatë, ndryshe nga Russell, aktorja po tregohet e matur dhe nuk po e jep shpejt veten. “Zoey ka dëgjuar për reputacionin e tij si Don Zhuan dhe nuk ka vendosur në është gati të përfshihet në një marrëdhënie të re kaq shpejt”.

Top Channel