250 mln dollarë për një pikturë

04/02/2012 16:05

Një vepër e vitit 1893 e piktorit francez Paol Cezanne u shndërrua në pikturën më të shtrenjtë në botë, pasi u shit për plot 250 milion dollarë, duke lënë pas pikturën No 5-1948 të Jackson Pollock, e shitur në 2006 për 140 milion dollarë.

Sic shkruan “Vanity Fair” piktura është blerë që në muajin prill të 2011 nga familja mbretërore e Katarit, por vetëm tani janë bërë të ditura detajet e blerjes.

Bëhet fjalë për veprën “Lojtarët e letrave” të Cezanne. Piktura tregon dy persona të cilët luajnë letra, një moment i jetës së përditëshme në Francë në fund të shekullit të 19.

“Vanity Fair” shkruan se për të bërë të sajën pikturën, familja mbretërore e Katarit mori pjesë në një ankand ku ofroi më shumë se dy tregtarët më të zëshëm në botën e artit, Larry Gagosian dhe William Acquavella.

Piktura, tashmë pronë e Katarit, është ekspozuar në muzeun e arteve pamore në Doha.

FOTO GALERI
1/2
"Lojtarët me letra", piktura që u ble 250 mln USD

Top Channel