Angelina Jolie pret binjakë

03/02/2012 16:20

Sipas revistës ‘OK!’ Angelina Jolie është shtatzënë dhe po pret sërish binjakë. Revista mbështetet tek të zakonshmit “miq të afërm” të çiftit të cilët janë shprehur se bashkëshortja e Brad Pitt do të shtojë familjen prej 6 fëmijësh (3 biologjikë dhe 3 të adoptuar) me 2 të tjerë.

“Angelina lajmin ia ka dhënë vetëm një grupi të vogël personash dhe nuk dëshiron që ta bëjë zyrtar që tani”, shprehen burimet e ‘OK!’.

Gjithashtu këto burime anonime japin edhe detaje mbi dekorimin e dhomës së të vegjëlve: “Do të mbizotërojë ngjyra e bardhë.”

Për momentin Angelina Jolie “vërdalliset” nëpër tapete të kuq në gjithë botën pa asnjë shenjë shtatzanie, por nëse lajmi është i vërtetë aktores do t’i duhet që shumë shpejt ta bëjë publik.

Top Channel