Leslie Carter e vrau mbidoza e ilaçeve

02/02/2012 18:30

Mbidoza e ilaçeve është e dyshuara kryesore për vdekjen e Leslie Carter, motra këngëtare dhe aktore e pjestarit të “Backstreet Boys”, Nick Carter.

25-vjeçarja ndërroi jetë ditën e mërkurë në rrethana të mistershme, por përfundimet e para të autopsisë tregojnë një përqindje të lartë të një medikamenti në gjak. Sidoqoftë, besohet se sasia e madhe është marrë gabimisht dhe se nuk bëhet fjalë për një tentativë vetvrasje.

Sipas mediave amerikane, antarët e familjes fillimisht nuk e kishin kuptuar qartë situatën dhe e kishin lënë Leslin për rreth një orë që të “pushonte”, deri kur thirrën urgjencën, pasi e reja shfaqte shenja të dobëta jete.

Pavarësisht mbërritjes së shpejtë të mjekëve në shtëpi, ata nuk mundën të rikthehenin në jetë 25-vjeçaren dhe vetëm disa minuta pas ndërhyrjes së tyre, e shpallën të vdekur.

Leslie ishte një prej tre motrave të ish-antarit të “BB”, Nick Carter dhe solistit Aron Carter. Ajo u bë e njohur për karrierën e saj muzikore dhe për disa role të interpretuara, midis të cilave edhe në serialin “The Carters”, ku pesë antarët e familjes u bënë protagonistë të një seriali televiziv.

FOTO GALERI
1/1
Leslie Carter (djathtas), me vellezerit Aron dhe Nick, antari i "Backstreet Boys"

Top Channel