Sofia Vergara, femra më e dëshiruar e botës

01/02/2012 11:40

Sofia Vergara është shpallur “Femra më e dëshiruar e botës” nga faqja AskMen.com.

Protagonistja e ‘Modern Family’ ka lënë pas në renditje bukuroshe të tjera si Rihanna apo Kim Kardashian.

“Më bëhet qejfi shumë që marr këtë çmim dhe falenderoj nga zemra të gjithë meshkujt që më dëshirojnë”, theksoi me shaka aktorja kolumbiane.

Kryeredaktori i AskMen.com shkroi se kjo përzgjedhje është një tregues i qartë se meshkujt tashmë pëlqejnë më shumë femrat e pjekura dhe me forma të rrumbullakosura.

Në listën e femrave më të dëshiruara nga meshkujt janë edhe Scarlet Johansson, Miranda Kerr dhe Rooney Mara.

Top Channel