Princ William dhe Kate reagojnë mes rikthimit të skandalit të Princ Andrew Demi Moore është shtruar në një klinikë të Los Angeles për shkak të stresit. Sipas agjentit të aktores 49-vjeçare, divorci me Ashton Kutcher i ka shkaktuar asaj një lodhje të tejskajshme psikologjike.
“Për shkak të stresit që po kalon në këto momente, Demi ka zgjedhur të marrë ndihmën e mjekëve specialistë për t’u kuruar dhe për të përmirësuar gjendjen e saj shëndetësore”, është shprehur Carrie Gordon për mediat amerikane.
Ky ka qenë shpjegimi zyrtar, por sipas ‘TMZ’, aktorja e famshme po kurohet për abuzime me drogën. Sipas ‘E!’, Moore ka qenë në shoqërinë e një mikeshe në momentin kur ka filluar të dridhej.
Një javë më parë, e pranishme në mbrëmjen e shpërndarjes së çmimeve “Golden Globe” së bashku me të bijën e saj, Rumer Willis, Moore u duk se fshihte nën fustanin e saj elegant vetëm një grusht kockash dhe asgjë më shumë.
Ndonëse aktorja 49-vjeçare nuk ka patur asnjëherë linja të ekzagjeruara, dobësimi i tejskajshëm dhe i vazhdueshëm i saj ka bërë që të qarkullojnë gjithmonë e më shumë zëra për një anoreksi të mundshme të saj.
Gjatë mbrëmjes, Moore u përpoq të tregohej aktive dhe e qeshur, ndonëse duket gjithmonë e më qartë se ajo e ka të vështirë të përballojë rikthimin në jetën e beqares.
Top Channel