Heidi Klum dhe Seal drejt divorcit

22/01/2012 18:40

Thashethemet më të fundit lidhin supermodelen e famshme, Heidi Klum me një divorc nga bashkëshorti i saj, këngëtari Seal.  Arsyeja e ndarjes duket se ka të bëjë me mënyren e shthurrur të festimeve nga ky i fundit.
 

Lajmi mbi ciftin e artë të Hollivudit është ende për t’u konfirmuar, por një burim bëri me dije se marrëdhënia e tyre është në telashe për shkak se këngëtari kishte dalë “nga binarët”.

Tensioni besohet të ketë filluar kur cifti kaloi pushimet se bashku me tre fëmijët e tyre, dhe vajzën e Heidit, nga një marrëdhënie e mëparshme.

Një burim tha për “Daily Mirror” të dielën se “Ata kanë qenë gjithmonë çifti që të gjithe do të donin të ishin, por kohët e fundit gjiththçka filloi të ndryshojë”.

”Seal duket se dilte shumë më shpesh se zakonisht”.

“Kur ata ishin me pushime në Ibiza verën e kaluar, Seal e teproi, ai ishte jashtë gjatë gjithë kohës në klubet e natës me miqtë e tij, ndërsa Heidi mbeti me fëmijët duke u përpjekur për të shijuar verën e vetme. Të carat u shfaqën dhe të gjithë ishin duke folur gjatë atij udhëtimi”.

Burimi i brendshëm shtoi se “ata kanë shpenzuar shumë kohë larg njëri-tjetrit të zënë me punë dhe detyra nuk i ka ndihmuar në këtë çështje”.

Klum, 38 vjec, pritet t’i paraqesë dokumentet Gjykatës së Lartë të Los Angeles,  ku përmend dallimet e papajtueshme midis çiftit, i cili u martua në Meksikë në vitin 2005”.

Ndërsa një zëdhënëse e ish modeles së “Victoria Secret” tha se po përgatitet një deklaratë që do të publikohet së shpejti.

Zëdhënësi i 48 vjeçarit, Seal, nuk iu përgjigj fjalëve që qarkullojnë, por një mesazh për t’u “deshifruar” u postua në faqen e këngëtarit në Tuitter ku lexohej: “The End” (Fund).

Tashmë një betejë ligjore duket se do të pasojë për ndarjen e pasurisë të cifitit super milioner.

Top Channel