Shkodër, familje të tëra në vështirësi ekonomike

30/12/2011 00:00

Ka kaluar nje vit qe nga koha kur Nënshkodra përjetoi përmbytjen masive
dhe ende paratë e dëmit të shkaktuar nuk u janë dhënë qytetarëve duke
bërë që shumë familje ta presin ndërrimin e viteve në kushte tepër të
vështira ekonomike.

Një prej tyre është edhe shtepia e Alban Jukjës, ne fshatin Trush te Shkodres, e cila eshte shembur pas qendrimit disa nen uje. Pak kush mund ta besoje se në atë banese jetojne 6 persona, të cilët janë të detyruar të flene ne nje dhome qe ka vetem nje shtrat.

Permbytja e fundit me 30 nentor te vitit 2010 dhe e pesta brenda nje viti ne zonen e Nenshkodres dhe qytetin e Shkodres shkaktoi permbytjen e rreth 14 mije ha toke dhe mbi 4600 shtepi si dhe rreth 31 mije krere gje e gjalle jane mbytur, ndersa me qindra banesa jane pjeserisht te shembura per shkak te qendrimit nen uje me jave te tera , demi ne total nga permbytja massive ne Shkoder dhe nenshkoder kap shifren e 30 milione dollareve.

Top Channel