Ndihmë për fëmijët e braktisur

27/12/2011 00:00

Drejtuesit e Shtëpisë që kujdeset për foshnjat e
braktisura nga nënat, bëjnë apel për ndihma emergjente në ushqime dhe
veshje.

Rudina Hoxha, drejtoresha e Shtepise se Foshnjes, e cila ka nen kujdes 45 femije te moshes 0 deri ne 6 vjec, thote se ata kane nevoje për pelena, qumësht, biberona dhe veshje. Ajo i drejton një apel të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë në mirrëritjen e ketyre femijeve.

“Më shumë të domosdoshme janë pampersat,veshjet dhe qumështi për fëmijë. Institucioni ynë mbahet nga buxheti i shtetit, por edhe shteti nuk mund t’i mbulojë dot të gjitha, pasi ne synojmë të rrisim standardin. I bëjmë thirrje opinionit publik, biznesit që jo vetëm në këtë prag fundviti, por gjatë gjithë kohës, të jenë më sensibël ndaj kësaj shtrese, pasi janë fëmijë të mitur dhe normalisht të gjithë e dijmë që kërkesat për një fëmijë janë të shumta. Rreth 80 përqind e këtyre fëmijëve janë të braktisur në maternitet nga nënat e tyre dhe ky target e fëmijësh qëndron një muaj në pavionin ‘Djepi i Artë’ dhe më pas vjen në institucionin tonë”, thotë Hoxha.

Por edhe pse jane femije shume te vegjel, nje pjese e tyre presin me muaj e me vite per t’u biresuar. Procedurat ne gjykata jane shume te zgjatura dhe per shpalljen e nje femije te braktisur procedurat zgjasin nga 6 muaj deri ne 2 vjet

“Vonesat vijnë në një farë mënyrë për shkak të procedurave të gjykatës”, thotë Hoxha.

Vetem ne nje vit jane kryer 16 biresime, nderkohe qe numuri i familjeve te reja qe kerkojne te biresojne femije eshte shume i larte. Drejtuesit e kesaj qendre kerkojne pershpejtimin e procedurave ne menyre qe femijet te gjejne sa me pare familjen per te cilen kane shume nevoje.

Një vit më parë, të vegjlit patën një dhuratë të papritur dhe nga një personazh mjaft i njohur në Shqipëri. Cmimi i parë i fondacionit mediatik “Dritan Hoxha”, ju dha në fundvitin 2010 gazetares dhe europarlamentares Tanja Fajon që për kontributin e vecantë në liberazimin e vizave për shqiptarët.

Vetë zonja Fajon vlerën prej 10 mijë eurosh që shoqëronte cmimin ja dhuroi vogëlushëve në fshatin SOS.

“Unë vendosa t’ia dhuroj këto para jetimores së Tiranës, fëmijëve të vegjël që nuk kanë një vend për të jetuar dhe s’kanë familje e të afërm”, tha Fajon.

Menjëherë më pas ajo vizitoi shtëpinë e foshnjës, ku dorëzoi edhe cekun për vogëlushet.
 

Top Channel