Buxheti 2012, Basha përfundon takimet me qytetarët

27/12/2011 00:00

Kryetari i bashkise se Tiranes Lulzim Basha ka perfunduar konsultat me qytetaret per projektbuxhetin e vitit 2012.

Ne nje takim me banoret e njesise bashkiake numer 3, Basha prezantoi projektet qe ka per kete njesi, ku perfshihen rikualifikim urban i blokut Kodra e Priftit, rikualifikim i bllokut “Sadik Petrela”, rikonstruksioni i kopshtit numer 1 e te tjera.

Ne buxhet jane parashikuar fonde edhe per shpronesimin e banoreve. Me te tilla projekte kryebashkiaku Lulzim Basha ka justifikuar projektin e bashkise per vitin 2012 ne vleren 70 milionë.Projekt buxheti pritet te miratohet  te merkuren ne mbledhjen e radhes ne Keshillin Bashkiak.

Top Channel