Digitalb në ndihmë të fëmijëve

10/12/2011 00:00

Me rastin e festave të fundvitit kompania Digitalb ka organizuar një aktivitet bamirësie për qendrën “Jonathan” në Tiranë, në të cilën trajtohen fëmijë me sindromin down.

Në një ditë të vetme këta fëmijë kanë gëzuar njëlloj me bashkëmoshatrët e tyre. Kompania Digitalb në bashkëpunim me punonjës socialë të kësaj qendre kanë përzgjedhur dhuratat me ndikim pozitiv në shëndetin e tyre mendor dhe emocional. Secili prej tyre ka marrë dhuratë një paketë “Të Luajmë Shkollash”.

Disa lojra nga prestigjatori Kristi kanë qenë një tjetër dhuratë për këta fëmijë.

“Jemi duke kaluar shumë mirë me fëmijët, duke parë filma 3D. Sot është një ditë shumë e lumtur për këta fëmijë. Falenderoj Digitalb që më ftoi sot, pasi është një ditë speciale për mua që të bëj të lumtur këta fëmijë për vitin e ri”, ka deklaruar Kristi.

Pasi u janë shpërndarë dhurata, kompania Digitalb ka mundësuar trasnsportin e fëmijëve në një kinema “Imperial”, ku kanë ndjekur në 3D shfaqjen e një filmi të programuar për ta.

Digitalb prej kohësh në festat e fundvitit ka ofruar dhurata të ndryshme për persona në nevojë, të moshuar apo fëmijë.

Top Channel