Hije skandali me invalidët

07/12/2011 00:00

Shoqata e të Verbërve dhe ajo e Para dhe Tetrapegjikëve kanë paditur në Prokurori abuzimet në listat e personave, që kompensohen nga qeveria, për
sa i përket energjisë elektrike.

Sipas tyre, ne listen e personave, te cileve qeveria u rimburson 80 perqind te fatures se energjise elektrike ka mbi 10 mije emra, qe perfitojne ne menyre abuzive. Ne mes tyre radhiten emra të njohur, firma private, persona qe kane vdekur e te tjere.

“Qofte ne listat e perfitimit te energjise elektrike, qofte ne listat e perfitimeve te tjera, perfshire edhe karburantet, ka nje numer te madh te abuzivisteve qe ndodhen ne keto perfitime. Buxheti i shtetit eshte sterfryre dhe ne dyshojme se nga keto lloj abuzimesh, qeveria nuk do te munde te orientohet per te gjetur dhe per te goditur korrupsionin dhe abuzivizmin, por do te marre masa shkurtimi. Aty ka edhe firma edhe biznese, edhe personalitete, te cilet duhen verifikuar, sepse ata mund te jene qiraxhinj te dikujt”, thote Sinan Tafaj, president i Keshillit Kombetar te Personave me Aftesi te Kufizuara.

Ne Sherbimin Social Shteteror, ku personat me aftesi te kufizuara pajisen me librezen perkatese thone se edhe nga ana e tyre ka nisur nje verifikim i tille, duke bere ballafaqim me listat e CEZ-it. Listat e personave me aftesi te kufizuara vijne nga njesite vendore, por ne Sherbimin Social Shteteror nuk perjashtojne mundesine e falsifikimeve.

“Dosja vjen nga njësitë e pushtetit vendor dhe më pas kalon në komision dhe komisionohet. Eshte nje ekip ekspertesh, si per verberine ashtu edhe per para dhe tetraplegjine, te cilet vleresojne shkallen e semundshmerise te personit, i cili paraqitet per t’u komisionuar. Persona te verber vetem per 9-mujorin, sipas statistikave zyrtare qe ne kemi, jane 11560 persona, te cilet kane perfituar nga ky status. Para dhe tetraplegjike jane 5545 persona. Nuk mund të flas me kompetencë për falsifikimet, por nuk mund t’i përjashtoj ato”, thotë Leonard Strazimiri, nga Drejtoria e Pagesave ne ‘cash’.
 
Perfaqesuesve te Shoqatave te Aftesise se Kufizuara ne Shqiperi numerohen rreth 15 mije persona me aftesi te kufizuara, nderkohe qe nga kompesimi i energjise elektrike perfitojne 25 mije persona.Abuzime te tilla janë konstatuar edhe ne perfitimet e karburantit.

Top Channel