Provimi, publikohen pyetjet për kandidatët

06/12/2011 00:00

Urdhrat e profesionistëve të ngritura sipas ligjit për profesionet e
rregulluara i kanë kërkuar Ministrisë së Arsimit të bëjë transparent
pyetjet e provimit të shtetit.

Kryetari i Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë, Arjan Jaupllari tha se pas takimit me ministrin e Arsimit Myqerem Tafaj, 556 farmacistë të porsadiplomuar që do të hyjnë këtë vit në provimin e shtetit, kanë nisur përgatitjet për 3 mijë pyetjet që i përkasin degës së tyre të studimit, ndërsa testi i provimit do të përmbajë 50 pyetje.

Urdhri i Farmacistëve i ka propozuar Ministrisë së Arsimit që të ndryshojë kurrikulat e degës së farmacisë në fakultet në lidhje me praktikën profesionale pasi Shqipëria ndryshe nga vendet e tjera e aplikon atë pas mbarimit të studimeve universitare.

I pyetur për debatin mbi heqjen e pagesës për praktikën profesionale, kreu i Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë tha se propozimi i dërguar MASH bazohet në direktivën e Komisionit Evropian.

Top Channel