Rasti i qytetarit të sëmurë, ministrja Spahiu: E prita dje personalisht në zyrën time, Prania Besnike nuk është vetëm slogan
Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Turqia në vitin 2012 do të përdorin një pullë të re të përbashkërt postare.
Memorandumi i mirëkuptimit u firmos në Tiranë nga katër drejtorat e përgjithshëm të postave të shteteve përkatëse.
Në konferencën për mediat, drejtori i Postës Shqiptare, Arqile Gorrea tha se kjo marrëveshje është në kuadër të bashkëpunimit ekonomik dhe financiar që do të përfshijë katër shtetet.
Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua me rastin e 99 vjetorit të celjes së postës së parë shqiptare, e cila përkon me themelimin e shtetit shqiptar.
Qeveria e parë shqiptare e krijuar nga Ismail Qemali, një javë pas shpalljes së pavarësisë, krijoi dhe Ministrinë e Post-Telegraf-Telefonave.
Një vit më pas, më 5 maj të vitit 1913 u prodhua pulla e parë kombëtare shqiptare dhe në vitin 1922 Shqipëria u bë anëtare e organiztës më të lartë ndërkombëtare të postave.
Top Channel