Vrasje në qendër të Fierit

01/12/2011 18:00

Një i vrarë dhe dy kalimtarë të plagosur është bilanci i një atentati të stilit mafioz, i ndodhur pasditen e së enjtes në qendër të Fierit, rreth orës 18:00.

40-vjeçari Spartak Xhaho mbeti i vrarë në vend, ndërsa u qëllua nga një makinë në lëvizje me breshëri automatiku. Dy kalimtarë rastësorë u plagosën nga plumbat dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë.

Ngjarja ndodhi në bulevardin kryesor të qytetit të Fierit, pranë zonës ku ndodhet ish-hotel “Vjosa”. Në vendngjarje policia ka gjetur 14 gëzhoja. Autorët e krimit u larguan me shpejtësi dhe janë shpallur në kërkim.

Për momentin, janë të paqarta arsyet që mund të kenë motivuar këtë ngjarje të përgjakshme. Atentatet në qendër të qyteteve janë shndërruar në një fenomen shqetësues, ku rasti më i bujshëm gjatë vitit është shpërthimi i një bombe të telekomanduar në makinën e gjykatësit Konomi, rast që mbetet ende i pazbardhur nga forcat e rendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA