Vizaton delfinin në krahun e prerë

01/12/2011 16:30

Një burrë norvegjez i cili ka humbur krahun në një aksident gjatë fëmijërisë ka transformuar gjymtyrën e tij të cunguar në kokë delfini me anë të një tatuazhi të mrekullueshëm 3D.

Heine Braeck ka humbur krahun kur ishte fëmijë në shinat e trenit dhe gjithmonë ka dashur që gjymtyra e tij e cunguar të dukej pak më bukur.

“Isha 13 vjeç kur ndodhi aksidenti dhe gjithmonë më ka bërë përshtypje se ajo që kishte mbetur nga krahu kishte formën e një koke delfini. Më në fund vendosa të bëja diçka dhe kontaktova një bullgar, i cili arriti të bënte atë që unë doja. Mua më pëlqen shumë ky tatuazh dhe jam i lumtur tani”, shprehet Braeck.

Valio Ska është artisti që ka realizuar punën në një proces që zgjati rreth 3 orë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA