Ndahet nga jeta Pushkin Lubonja

28/11/2011 19:30

U nda nga jeta në moshën 63-vjecare, Pushkin Lubonja, një prej personaliteteve të artit dhe kulturës shqiptare.

I njohur më së shumti për punën e tij si regjisor, Lubonja ka pasur edhe një karrierë të shkurtër si aktor. Roli i tij më i njohur është ai i hetuesit te filmi i vitit 1976, “Emblema e dikurshme”.

U diplomua për fizikë në vitin ‘71. Më pas karriera e tij mori një rrjedhë tjetër kur në vitin 1975, filloi punë si gazetar në Radiotelevizionin Shqiptar.  Punoi si regjisor për shumë emisione e dokumentarë, ndër to cikli “Portrete Artistësh” dhe dokumentari “Shqisa e gjashtë”.

Pushkin Lubonja, do të kujtohet edhe si skenarist e prezantues i të parit spektakël modern në Shqipëri “Europa ‘91”.

Disa probleme shëndetësore të  kohëve të fundit, janë bërë shkak i ndarjes së tij nga jeta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA