Xhaka e kthen Sunderlandin në një skuadër të madhe që mund të ëndërrojë për më shumë
Ronaldinho bën që të flitet sërish për çështje që nuk kanë aspak lidhje me futbollin.
Në Youtube është publikuar një video ku shihet ish-futbollisti i PSG, Barcelonës dhe Milanit duke u masturbuar. Video tashmë është hequr, por jo më parë se të bënte xhiron e botës.
Kjo gjë ka inatosur lojtarin, i cili ka bërë të ditur nëpërmjet stafit që e rrethon se do të marrë masa ligjore kundër përgjegjësve që kanë publikuar këtë video.
Sipas Roberto de Assis, vëllait dhe menaxherit të Ronaldinho-s, është shkelur privatësia e futbollistit të famshëm.
“Avokatët tanë dhe të ekipit të Flamengos (ku luan Dinho) do të marrin masa”, theksoi De Assis.
Nga ana tjetër, trajneri i Flamengos, Vanderlei Luxemburgo, u mundua të minimizonte këtë çështje: “Secili bën atë që do dhe mua nuk më intereson aspak kjo gjë. Nuk kam ndërmend të shoh Ronaldinho-n duke u masturbuar.”
Top Channel