Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili u ben thirrje qytetarëve të mos
përdorin antibiotikët, kur ato nuk këshillohen nga mjeku i familjes,
shoqëruar me recetën përkatëse.

Tashme eshte shume i perhapur fenomeni, kur edhe per nje grip te thjeshte apo pak kolle, qytetaret konsultohen me farmacistin dhe marrin antibiotike edhe kur nuk eshte nevojshme, pa menduar per pasojat qe shkakton ne organizem. Sipas mjekeve marrja pa kriter e antibiotikeve krijon rezistence te mikrobeve ndaj tyre cka ndikon  ne rritjen e semundshmërisë dhe vdekshmerise.

“I bëjmë thirrje jo vetëm klasës mjekësore, por edhe publikut të gjerë, i cili i përdor edhe vetë antibiotikët që të bëjnë kujdes. Edhe farmacistët nuk duhet të japin medikamente pa recetën e mjekut. Antiobotikët duhet të përdoren vetëm me këshillën e mjekut”, tha Vasili

Antibiotiket jane substanca qe shkaterrojne ose pengojne rritjen e bakterive ne organizem. Rezistenca ndaj antibiotikeve eshte aftesia e mikrobeve  per te perballuar veprimin e tij, duke mos dhene efektin e duhur antibiotiket e marre pa kriter, bejne qe bakteriet te shumezohen dhe te zgjatin semundjen.

Ne mjekimin e infekioneve me baktere rezistente mjeket detyrohen te perzgjedhin antibiotike me te forte qe kane dhe me shume efekte anesore.

Top Channel