Casillas do të thyejë rekordin e Zubizarretës

14/11/2011 13:00

Iker Casillas do të luajë në ndeshjen miqësore të martën ndaj Kosta Rikës duke u bërë kështu lojtari që ka veshur më shumë fanellën e kombëtares spanjolle në histori.

Portieri dhe kapiteni i kampionëve të Botës dhe Europës do të luajë ndeshjen e 127 duke lënë pas në këtë mënyrë ish-portierin e Barcelonës, Andoni Zubizarreta, i cili ka luajtur 126 ndeshje me Spanjën.

“Me siguri që Casillas do të luajë”, konfirmoi trajneri Del Bosque.

Kapiteni i Real Madrid do të bëhet lojtari spanjoll me më shumë ndeshje me “La Roja” dhe rekordi i radhës është ai i lojtarit europian që ka veshur më shumë fanellën e kombëtares së tij.

Ky rekord mbahet nga letonezi Vitali Astafjevs, me 167 ndeshje (1992-2010).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA