Rrugë e re, lidh 5 fshatra me Gjirokastrën

05/11/2011 00:00

Një investim prej 57 milionë lekësh të reja pritet të rindërtojë rrugën
që përshkon 5 fshatra të Rrëzës së Zezë mbi fshatin Glinë në
Gjirokastër.

Sipas kryetarit të komunës së Dropullit të Poshtëm ky investim dhe ai për ujësjellësin e kësaj zonë do të lehtësojnë jetën e banorëve në këto zona ku rruga dhe uji i pijshëm kanë qenë prej vitesh problem më i madh.

Rrëza e Zezë është një nga zonat me bukuri të rrallë natyrore në Gjirokastër dhe me një atraksion të lartë turistik. Janë me dhjetra objektet e kultit, ndërtimet tradicionale dhe gjurmët e antikitetit që gjenden në këto zona.

Top Channel