Gjirokastër, qendra shëndetësore e rrënuar

04/11/2011 00:00

Në këtë qendër shëndetësore marrin shërbime mjekësore më shumë se 3000
banorë të fshatit Dervican por edhe disa mijëra të tjera nga fshatrat
përreth.

Godina dikur ka qenë shkollë e ciklit fillor dhe është në gjendje plotësisht të amortizuar. Sot godina nuk ka ngrohje, ujë të pijshëm, paisje dhe infrastrukturë që të bëjë të mundura vizitat mjëkësore.

Në këtë qendër janë të punësuar një mjek dhe tri infermiere të cilët më shumë e kryejnë detyrën në banesat e pacientëve sesa në këtë qendër. Kjo qendër njëkohësisht më e madhja e Dropullit të Poshtëm kryen rreth 15 vizita në ditë dhe i përgjigjet kërkesës për shërbime infermierore për rreth 50 pacientë.

Top Channel