Një ish-modele kolumbiane është dënuar me shtatë vjet burg në Argjentinë për drejtimin e një zinxhiri ndërkombëtar të trafikut të drogës.
Angie Sanclemente Valencia, 31 vjec, ka mohuar akuzat se ka ndihmuar të dashurin e saj për rekrutimin e vajzave të reja për të trafikuar kokainë në Evropë përmes Meksikës.
Ajo tha se kishte shkuar në Argjentinë për t’u martuar dhe jo për të trafikuar drogë. “Gabimi im i vetëm ishte se rashë në dashuri”, deklaroi Valencia.
I dashuri i saj argjentinas, Nicolas Gualco u dënua me të njëjtën masë, ndërkohë që disa bashkëpunëtorë të tjerë u dënuan ose u liruan.
Gjatë gjyqit, modelja insistoi se ishte e pafajshme, duke thënë se kishte ardhur në Argjentinë për t’u martuar dhe se nuk ishte në dijeni që i dashuri i saj ishte përfshirë në afera kriminale.
Por prokurorët ruajtën linjën e tyre se ajo ishte kthyer në një nyje kyce të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Angie Sanclemente Valencia u arrestua në Buenos Aires në majin e vitit të kaluar, pas pothuajse pesë muajsh në arrati.
Ajo tha se kishte vendosur të jetonte në fshehje pas arrestimit të të dashurit të saj, pasi kishte frikë se mos dhunohej në burg.
Hetimet ndaj 31-vjecares filluan pasi një bashkëpunëtore e saj u arrestua teksa përpiqej të hipte në një avion të nisur për në Kankun të Meksikës, me 55 kg kokainë në valixhet e saj.
Top Channel