Kristen Stewart, aktorja e bërë e famshme falë rolit të saj si “Bella” tek filmi “Twilight”, u fotografua në një takim sekret, në apartamentin e Robert Pattinson, të dashurit të saj në film dhe në jetën reale.
Ndonëse xhirimet janë mbyllur dhe seria e katërt e sagës do të dalë në kinematë “Imperial” gjatë këtij muaji në Shqipëri, 21-vjeçarja dukej veçanërisht e lodhur, ndërsa hyri në apartamentin e partnerit të saj rreth orës së drekës.
Pattinson, kishte mbërritur dy ditë më parë në Londër për një takim pune. Me përfundimin e xhirimeve të “Twilight”, të dy e kanë patur të vështirë që të gjejnë kohë për t’iu dedikuar njëri tjetrit, ndërsa aktorja është duke xhiruar një film të ri, të quajtur “Snow white and the huntsman”.
Top Channel