Një ditë pas pranimit të Palestinës si shtet sovran në organizatën kulturore të Kombeve të Bashkuara, UNICEF, autoritetet izraelite njoftuan përshpejtimin e ndërtimeve kolone në Bregun Perëndimor.
Kështu njoftohet në një komunikatë të qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanjahu. Netanjahu mësohet t’i ketë dhënë dritën jeshile ndërtimit të rreth 2 mijë banesave kolone në Bregun Perëndimor.
Ndërtimet do të shtrihen edhe në Jeruzalemin Lindor. Miratimi pritet të ndezë të tjera tensione mes palestinezëve dhe izraelitëve.
Palestina anëtarësohet në UNESCO
Organizata kulturore e OKB-së, “UNESCO”, votoi në shumicë për pranimin e antarësimit të Palestinës si një shtet i pavarur, një veprim i kundërshtuar fuqimisht nga Izraeli dhe SHBA.
Midis 173 vendeve që kanë një vend në këtë organizatë, 107 votuan në favor të pranimit të kandidaturës palestineze, 52 abstenuan dhe 14 u shprehën kundër.
Në bazë të ligjit amerikan, Uashingtoni mund të tërheqë tashmë sponsorizimin që jep për “UNESCO”-n. Kjo do ta privonte agjensinë që merret me ruajtjen e trashëgimive kulturore nga 70 milion dollarë ose më shumë se 20% të buxhetit të saj.
Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të marrë në shqyrtim gjatë nëntorit kërkesën e Palestinës për t’u njohur si një shtet i pavarur në OKB.
Antarësimi në “UNESCO” mund të jetë vetëm një gjest simbolik, por liderat palestinezë e shohin këtë si hapin e parë të një strategjie të gjerë diplomatike, që do të
Antarësimi në “UNESCO” mund të jetë vetëm një gjest simbolik, por liderat palestinezë e shohin këtë si hapin e parë të një strategjie të gjerë diplomatike, që do të çojë në njohje dhe lobime propalestineze në shumë vende në botë.
Njëkohësisht, “UNESCO” është agjensia e parë e varur nga OKB që palestinezët antarësohen që prej parashtrimit të kërkesës së tyre për t’u njohur midis kombeve sovrane në muajin shtator.
Pavarësisht njohjes, ekspertët parashikojnë që kandidatura e Palestinës për të aderuar në OKB me të drejta të plota do të rrëzohet në nëntor, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin veton e tyre kundër.
SHBA: Vendimi i papjekur
Shtetet e Bashkuara e cilësuan si të papjekur votën pro për anëtarësimin e Palestinës si shtet në UNESCO.
“Bëhet fjalë për një lëvizje e cila nuk do të ndihmojë aspak në arritjen e një marrëveshje të drejtë që do të sjellë paqen mes palestinezëve dhe izraelitëve”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney.
Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun tha se anëtarësimi i Palestinës në UNESCO do të ketë pasoja në financimin e organizatës nga disa shtete anëtare, duke iu referuar deklaratës së mëherëshme të Uashingtonit për tërheqjen nga financimi i UNESCO-s. SHBA kontribuon cdo vit me rreth 70 milion dollar për organizatën. Shuma në fjalë përbën rreth 20 përqind të fondit vjetor të UNESCO-s.
SHBA ndërpret fondet për UNESCO-n
Shtetet e Bashkuara ndërprenë kontributet për UNESCO-n, pasi organizmi kulturor i Kombeve të Bashkuara vendosi të hënën t`i hapë dritën jeshile anëtaresimit të palestinezëve me të drejta të plota.
Ëashingtoni, burimi më i madh i fondeve për agjensinë e OKB-së, nuk do ta bëjë pagesën prej 60 milionë dollarësh për muajin nëntor. Ligji amerikan ndalon financimin e cdo organizate te Kombeve te Bashkuara qe anëtareson palestinezët.
“Pranimi i Palestinës në UNESCO ishte nje akt i parakohshem qe minon objektivin tone per paqe afatgjate ne Lindjen e Mesme. Shtetet e Bashkuara mbeten te palekundura ne mbeshtetjen e tyre per krijimin e nje shteti sovran palestinez. Por nje shtet i tille mund te krijohet vetem permes negociatave direkte mes izraeliteve dhe palestinezeve. Pranimi i Palestines ne UNESCO ve ne funksion mekanizmin legjislativ qe i detyron Shtetet e Bashkuara te nderpresin kontributet per agjensine”, tha zëdhënësja e DASH, Victoria Nuland.
Ovacione në këmbë nuk ka shpesh në konferencën e përgjithshme të UNESCO-s në Paris. Por te henen, delegatet u ngriten ne kembe kur ministri i Jashtëm i palestinezëve Riad Maliki kërkoi përfshirjen e vendit të tij në UNESCO. Më shumë se dy të tretat e 193 shteteve anëtare i dhanë palestinezëve mundësinë për një sukses të tillë historik. Sipas rregullores së UNESCO-s vetëm shtetet mund të bëhen anëtare të plota të kësaj organizate. Nëse Palestina është tani një shtet apo jo, kjo është politikisht shumë e diskutueshme. per cdo rast, nje muaj pas aplikimit për anëtarësim të plotë në Kombet e Bashkuara, presidenti palestinez Mahmoud Abbas e arriti një fitore të vogël.
Top Channel