Berisha: Shkolla e lartë, jo një mollë e ndaluar

01/11/2011 00:00

Shqipëria, nuk është nga ato vende, që themelimin e shtetit e shoqëroi menjëherë edhe me ngritjen e insitucioneve të arsimit të lartë.

Do te duheshin me shume se 30 vjet, pas shpalljes se pavaresise, qe Shqiperia te hidhte bazat e arsimit te larte me krijimin e Institutit te Larte Pedagogjik, nga ministri i Arsimit Sejfulla Maleshova, ku dhane mesim disa nga emrat me te njohur te elites shqiptare. Me denimin nga regjimi te Sejfulla Maleshoves, edhe data e themelimit te arsmit te larte ne 1946 u transformua, duke e shtyre per 11 vjet, kur ne vitin 1957, qe perkonte me 40- vjetorin e revolucionit rus, u krijua Universiteti Politeknik.

Por ne fakt, as kjo nuk eshte e vertete, pasi qe ne vitin 1951 ishte themeluar Instituti i Larte Politeknik, qe sot, pas 6 dekadash ka kremtuar me krenari themelimin e tij, si nje nga institucionet prestigjioze te arsimit te larte ne Shqiperi.

Per kryeministrin Sali Berisha arsmi i larte ne Shqiperi eshte nje nga perparesite kryesore te qeverise se tij, pasi, sic thote kryeministri,’e ardhmja e nje kombi eshte me e mire dhe me e sigurt me njerez te arsimuar’. Pavaresisht se e pranon se per nga cilesia e arsimit te larte, Shqiperia nuk eshte ne nivelin e vendeve te zhvilluara, kryeministri Berisha mbrojti politiken e dyerve te hapura per universitetet, ku aktualisht studiojne 138 mije studente nga 52 mije, qe ishin ne vitin 2005 dhe duke hequr nocionin e asaj qe e quajti “molle e ndaluar” per te rinjte shqiptare.  

“Kritikëve të kësaj politike, që pretendojnë se universitetet u shndërruan në pellgjet e papunësisë, duhet t’ju kujtoj se në Shqipëri dhe në asnjë vend tjetër të botës, universitet nuk shpërndajnë leje punësimi, por studimet në Shqipëri dhe në mbarë botën kanë faktuar se të diplomuarit i kanë 50% më të mëdha shanset me te medha te punësimit se sa të padiplomuarit, se të diplomuarit, sigurojnë 50 deri 70 % më shumë të ardhura se sa të padiplomuarit”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha ftoi pedagoget dhe drejtuesit e universiteteve te vazhdojne te punojne se bashku me qeverine, per te rritur cilesine e universiteteve ne Shqiperi, ndersa studenteve u kujtoi se ne auditore, ne varesi te perkushtimit, ata vulosin te ardhmen e tyre dhe te vendit.  

Top Channel