Cirku i Metropolit, pa fonde e drejtues

30/10/2011 20:55

Cirku i Metropolit prej disa kohësh pa drejtor. Institucioni është në procesin e kalimit nën varësinë e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Në të kaluaren cirku ka qenë një nga vendet më të frekuentuara nga fëmijët dhe jo vetëm. Udhëheqësi artistik, Fatos Roshi na thotë se ky ambient dëfrimi vazhdon të frekuentohet maksimalisht, por mbushja e vetëm 1/3-s së sallës me kapacitet 700 vendësh, flet për të kundërtën.

Edhe aktiviteti i dendur në rang vendi është reduktuar. Për momentin cirku është i stacionuar vetëm në Tiranë. Sipas zotit Roshi, arsyeja është  mungesa e fondeve.

Por megjithë përpjekjet e punonjësve dhe cilësinë e shfaqjeve, duket se ka ende mungesa dhe probleme, zgjidhja e të cilave do t’i kthente cirkut lavdinë dhe popullaritetin e dikurshëm.

Top Channel