Histori dashurie mes Sandra Bullock dhe Keanu Reeves?

28/10/2011 16:30

Sandra Bullock dhe Keanu Reeves janë miq prej vitesh, që kur interpretuan së bashku në filmin ‘Speed’. Për këtë arsye nuk ka asgjë të çuditshme në faktin që takohen shpesh për të kaluar kohën.

Por, ajo që ka vënë në lëvizje reporterët e revistave rozë amerikane është fakti që aktorët e famshëm janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në një darkë intime, në një restorant të Beverly Hills, në të cilin hynë dhe dolën të ndarë.

Kjo sjellje e Bullock dhe Reeves ka ngritur dyshimet se mes tyre mund të ketë diçka më shumë se miqësia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA