Belsh, nis aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje

28/10/2011 00:00

Inspektoriati i Ndërtimit ka bere një aksion në qytetin e Belshit, duke
shembur objektet informale të ndërtuara që prej viteve 90’.

Faza e parë e prishjeve ka filluar me shtesat e pallateve, garazhdet dhe dyqanet që kanë zënë ambjentet publike. Sipas Kreut të Inspektoritatit Ndërtimor në Elbasan, Kujtim Hazbiu, aksioni ka nisur fillimisht në Belsh dhe më pas do të shtrihet në të gjithë qarkun. Sipas tij ndaj objekteve pa leje nuk do të ketë asnjë tolerancë. Inspektoriati i ndertimit eshte mbeshtetur në kete aksion edhe nga policia e rendit.

Pas disa ditësh kreu i Inspektoriatit tha se aksioni do te vazhdoje ne zonen e Krastes.

Top Channel