Sjellja e Qeverisë së Shkupit ndaj shqiptarëve i ngjason sjelljes së Greqisë ndaj Maqedonisë. Deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare në opozitë, Zejadin Sela, ka akuzuar se pushteti në Maqedoni nuk njeh gjuhën shqipe dhe nëncmon flamurin shqiptarë.
“Sjellja juaj ndaj të nderuar deputet ndaj shqiptarëve është po e njejta sjellje iracionale që ka Greqia ndaj maqedonasve. Ato nuk u pranojnë gjuhën, të njejtën gjë bëni edhe ju, nuk e pranoni gjuhën tonë”, thotw Zejadin Sela, deputet i PDSH
Akuzat e këtilla të PDSH-së, mazhoranca i ka quajtur spekulime. Deputeti Arben Labunishta nga partia shqiptare në pushtet BDI ka thënë se në Maqedoni ekziston ligj për gjuhën shqipe dhe për përdorimin e simboleve kombëtare.
“Po spekuloni për ligjin për përdorimin e simboleve kombëre dhe të gjuhës. Ju jeni ai që para disa kohe keni thënë nga kjo foltore, bëni ligjin por përsëri zv/ministri Nedim Ramizi nuk do flasi shqip, por ja që tani ai flet shqip”, deklaron Arben Labunishta deputet i BDI-sw.
“Edhe ne shqipen e flasim dhe s’ma ka ndal dot kush ta flas shqipen, por me ligj nuk ekziston askund. Ju e sollët ligjin dhe në ligj shkruan ‘gjuha të cilën e flasin 20% e popullatës’ dhe jo gjuha shqipe”, replikoi Zejadin Sela deputet i PDSH.
Deputetët e PDSH-së porositën qeverinë se për të anëtarësuar vendin në NATO dhe BE përvec zgjidhjes së cështjes së emrit, duhet të përmbushen edhe kërkesat politike të shqiptarëve në këtë Maqedoni.
Top Channel