Beqja: INSTAT, shifrat në terr

26/10/2011 19:45

Eksperti i ekonomisë në Partinë Socialiste, Ilir Beqja thotë se Instituti i Statistikave e ka zhytur vendin në terr, duke mos publikuar treguesit që detyron ligji.

“Sot që po flasim, të dhënat publike për rritjen e GDP-së janë vetëm për tremujorin e parë. E njëjta gjë ndodh me tregun e pakicës. Në fund të shtatorit të dhënat s’kanë dalë ende”, deklaron Beqja.

Sipas zotit Beqja, vonesat në këto publikime kanë ndikim të drejtpërdrejtë në efektin e politikave dhe vendimeve që ndërmerr shteti në ekonomi, por edhe fusha të tjera.

“Sa e besueshme mund të jetë politika monetare e Shqipërisë, kur një pjesë e informacionit duhet të vijë nga INSTAT? Jemi në një mjedis që në vend që të bëhej më i lehtë, gjithcka është në terr”, thekson Beqja.

Problemi i të dhënave të besueshme dhe në kohë ka qenë një shqetësim i përhershëm edhe i ndërkombëtarëve që mbikëqyrin ekonominë shqiptare, si FMN apo Banka Botërore, të cilat në më shumë se një rast kanë kërkuar reforma të vazhdueshme në INSTAT.

Fondi Monetar Ndërkombëtar, pasi paralajmëroi qeverinë shqiptare për rreziqet e shtuara në ekonomi, shpjegoi pak ditë më parë edhe arsyet.

Ndërsa drejtoresha e Bankës Botërore në Tiranë, Ksenia Lvovski deklaroi në një intervistë për Top Channel, se politika po dënon ekonominë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA