Varri i Gaddafi-t, në shkretëtirë

25/10/2011 00:00

Ish-lideri libian Muhamar Gadafi duket se do të varroset ditën e martë, pesë ditë pasi u vra dhe disa orë pasi trupi i tij i pajetë u ekspozua në tregun mishit në Misurata, bëri të ditur një zyrtar Libian. 

Familja e ish-liderit libian  ka lëshuar një deklaratë, ku i bëhet thirrje Kombeve të Bashkuara dhe Amnesty International për të shtyrë udhëheqësit e rinj libianë, në mënyrë që të rënit e fisit të tyre të varrosen sipas riteve islame, raportoi një stacion televiziv pro Gadafit.       

Zëdhënësi i krahut ushtarak të Këshillit të Tranzicionit Kombëtar, Anees al-Sharif bëri me dije për rrjetin CNN, se me shumë gjasa Gadafi do të varrosej të martën. Ndërsa një ditë më parë, udhëheqësi i grupit që po drejton aktualisht Libinë, Mustafa Abdul Jalil, theksoi se është caktuar një grup që do të bisedojë se çfarë duhet bërë me trupin e ish-diktatorit.         

Nderkohe raporte te pakonfirmuara lene te kuptohet se ish-lideri libian do te varroset diku ne shkretetire, ne nje ceremoni te fshehte, larg syve te publikut e medias.

Vendi do te mbahet sekret. BBC sqaron se nuk ka pasur mundesine te beje nje verfikim te pavarur te ketyre raporteve. Udheheqesit e rinj libiane kane qene mjaft te lekundur per ceshtjen e trupit te Gaddafi-t, te djalit te tij Mutassim dhe nje ndihmesi te ngushte te ish-diktatorit. Te tre jane marre gjate nates nga ambienti frigoriferik ne Misurata, ku ishin ekspozuar prej ditesh. Familja e kolonelit pretendon qe trupat t’i kthehen asaj per nje varrim te denje sipas ligjeve dhe rregullave te islamit.

Keshilli Kombetar i Tranzicionit nuk e ka mbajtur te fshehte deshiren e tij per nje varrim sekret. “Koloneli,- thane zyrtare te tij per Reuters, – do te prehet ne nje vend ne shkretetire. Dekompozimi ka arritur nje pike ku nuk mban me, ndaj ceremonia do te zhvillohet sa me pare,do te jete dicka e thjeshte e do te marrin pjese edhe disa sheike”.

Ceshtja e trupit te Gaddafi-t ka qene nje fushe e minuar per lidershipin e ri libian, per kete arsye dhe marrja e nje vendimi vonoi kaq shume. Ka patur shqetesime se nje varr publik mund te kthehet ne faltore per besniket e tij, apo e kunderta, te vihet ne shenjestren e urrejtjes se kundershtareve te regjimit. Por ne fund, natyra beri punen e saj dhe Keshilli u detyrua te vendoste.

Top Channel