Beyonce rishfaqet me beben e saj

15/10/2011 00:00

Ndërsa shumica e grave në muajin e gjashtë të shtatzanisë vishen me
veshje të gjera, Beyonce Knowles u shfaq sërisht në publik me një fund
në ngushtë, për të ekspozuar sa më shumë barkun e saj të zmadhuar.

Megjithatë, gjatë një takimi profesional në Mahnatan, Nju Jork, këngëtarja e famshme u befasua pikërisht nga elementi më i papritur, shiu.

Ndërsa ishte duke shëtitur në rrugët e kryeqytetit ekonomik amerikan, retë papritur mbuluan diellin dhe nisi një shi i rrëmbyer, i cili detyroi këngëtaren të gjente strehë në çadrën e mbajtur prej truprojes së saj.

30-vjeçarja Beyonce dhe bashkëshorti i saj, “Jay-Z”, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, ngjarje që sipas këngëtares i ka “ndryshuar të gjithë mendimet e saj për jetën”.

FOTO GALERI
2/3
Këngëtarja tregon barkun e zmadhuar në Nju Jork

Top Channel