Muzikanti i patrembur
12/10/2011 11:10
Gjatë luftimeve të ashpra që po zhvillohen në qytetin Sirte të Libisë mes forcave rebele dhe atyre besnike të kolonelit Gaddafi, një luftëtar shihet duke ruajtur një qetësi të admirueshme.
I gjendur mes breshërisë së plumbave dhe i rrethuar nga ushtarë që shkëmbejnë zjarr, ai thjesht qëndron në këmbë duke i rënë kitarës.
Foto të tjera tregojnë rebelët të shtrirë në krevatin e Gaddafit dhe të tjerë që kontrollojnë dhomat e ish-shtëpisë së kolonelit në Sirte.
Top Channel