" /> ">

Debate per vezhgimin e zgjedhjeve

09/10/2011 20:30

Parlamenti Europian mbajti “Takimin Vjetor ne mbeshtetje te Deklarates mbi Parimet per Vezhguesit Nderkombetare te Zgjedhjeve”. Kjo deklarate e Kombeve te Bashkuara, miratuar ne tetor 2005, njihet ndryshe dhe si Kodi i Sjelljes per Vezhguesit Nderkombetar te Zgjedhjeve dhe respektohet nga Keshilli i Europes, OSBE e cdo organ tjeter i pranuar nderkombetarisht per te vezhguar zgjedhjet.

Mbi 30 organizatat te tilla u ulen bashke per te diskutuar mbi sfidat dhe veshtiresite qe has misioni i tyre per te deshmuar demokracine e vendeve te treta. Duke marre parasysh rendesine e mbajtjes se zgjedhjeve te lira e te ndershme ne Shqiperi, Top Channel publikon refleksionet e dhena nga ekspertet e kesaj fushe ne nje panel te nivelit te larte qe organizohej per here te pare nga BE.

Joe Clark, Bashkedrejtues i Misionit Nderkombetar per Zgjedhje dhe ish-kryeministër i Kanadasë – Ja cfare ndodhe realisht; lajmerohet per zgjedhje, vezhguesit marrin pjese, e gjithe vemendja e botes dhe vendit fokusohet ne ate process gjate fushates elektorale; pastaj, zgjedhjet mbarojne, vezhguesit kthehen ne shtepi dhe ai fokus, ai preokupim, zhvendoset ne krizen e radhes tek vendi i ardhshem e rekomandimet e humbasin mprehtesine e tyre. Kjo ka pasoja. Shpresat, qe mund te jene ngjallur ndermjet qytetareve te vendit ku u krye vezhgimi, zhgenjehen, dhe cinizmi behet edhe me therres. Ironikisht, prezenca e vezhguesve, konsolidimi i rekomandimeve, keto nuk njihen, per shkak te faktit se ato injorohen, e keshtu ne bejme qe gjerat te shkojne edhe me keq, kur mungojne mjetet per t’i cuar deri ne fund. Ndonjehere, keto pasoja perfshijne dhe rrezikun per dhune, qe ne permendim te konkluzionet e perbashketa. Aleatet tane, ne shoqerine civile atje, humbasin shpresen, e me rende se kaq duket se ata humbasin dhe qendresen, sepse ata vene nje bast te larte per ne, nderkohe qe ne japim nje qendrim e me pas zhdukemi. Vezhguesit autorizohen per te pare e per te raportuar. Ne nuk kemi fuqi per te ndjekur rekomandimet, e shpesh as kapacitet per kete, se nje pjese derrmuese eshte vullnetare. Qeverite vete mund t’i ndjekin rekomandimet, e po keshtu dhe organizatat nderkombetare, por shpesh axhenda e tyre rutine me nje vend te posacem nis kur sondazhet jane mbyllur dhe kane humbur mundesite per te inkurajuar ndryshime. Kam vene re se ne fakt « bota po ju vezhgon » ka impakt. A nuk do te ishte e mundur, te konsideronim se ne mund te vendosnim nje date, te themi 3 apo 5 muaj pasi jane mbajtur zgjedhjet, ku vezhguan njerezit e ketij delegacioni dhe stafi i shkelqyer qe i mbeshteti ata, qe te mblidhemi per te pare se cfare perparimi eshte bere ne rekomandimet qe ne kemi ofruar dhe dorezuar ? Pa dyshim, ka disa gjera delikate ketu, por ne nje menyre ose tjeter, ne duhet te gjejme rrugen per te thyer praktiken aktuale, duke bere rekomandime serioze e me pas duke sugjeruar. Mendoj se nuk jemi me te vertete serioz, hic fare, sepse ne distancohemi.

Janez Lanarcic, Drejtor i OSBE/ODIHR – Ne takohemi ne nje kohe kur telashet ekonomike boterore vazhdojne. Perse e permend kete? Sepse keto telashe, te pakten ne rajonin e mbuluar nga OSBE, ne Ameriken e Veriut, Europe dhe Azine Qendrore, krijojne disa sisteme te tjera e mode te re qeverisje duke terhequr vemendjen e qeverive, qe mesa duket ua ofrojne me mire, si rritja ekonomike e restoja. Mendoj se per organizatat tona, eshte pergjegjesi e jona qe te mbrojme dhe promovojme vlera te qenesishme per demokraci, te drejtat e njeriut dhe zgjedhje demokratike, vecanerisht ne kohe te tilla. Brenda nesh, sfide kyce eshte dhenia e nje vleresimi te besueshem per zgjedhjet. Besueshmeria per ate qe ne bejme eshte thelbesore, jetike. Besimi ne ate cfare themi ne vleresimin tone zgjedhor eshte kyc nese duam te kontribuojme vertete ndaj zhvillimeve demokratike per vendin qe vezhgohet. Ndertimi i nje besimi te tille eshte proces i gjate, por dhe qe humbet shpejte, mjaftojne pak gabime. Edhe nese ne jemi ne gjendje te ndjekim efektshmerine e rekomandimeve te vleresimit tone, na duhet ende gatishmeria ne krahun tjeter per t’u angazhuar. Na nevojitet vullneti politik i vendit te cilit i kemi drejtuar rekomandimet, qe t’a ndjekin ate plani. E ketu, trishtueshem, edhe ne rajonin tone, ne shohim sfida te medha. Pavaresisht faktit se 12 vite me pare, te gjitha shtetet pjesemarrese te OSBE-se u angazhuan per te ndjekur menjehere rekomandimet e misionit vezhgues te OSBE/ODIHR pas zgjedhjeve, pra qe t’i ndjekin menjehere ato, per fat te keq nje gje e tille, thjeshte, nuk ndodh. Pra, ndjekja e rekomandimeve, dhe as qe nuk eshte e menjehereshme. Pse jo? Sepse mungon vullneti politik. Eshte kaq e thjeshte. Ekzistojne shembuj te mire sesi mund te krijohet ky vullnet politik. Ketu mendoj se Bashkimi Europian ka luajtur nje rol te madh ne nje kategori vendesh, te cilet ishin te interesuar apo kane interes per t’u anetaresuar, cfare stimuloi qe rekomandimet tona te ndiqeshin. Sepse ne jemi pothuajse si organizata joqeveritare. Ne si OSBE nuk kemi as drurin dhe as karroten, por te tjeret e kane. Ekziston kjo karrote e madhe e anetaresimit nga BE, qe ndihmoi nje numer vendesh per te permiresuar fuqishem proceset e tyre zgjedhore. Jo te gjitha organizatat qe jane aktive ne vezhgimin nderkombetar te zgjedhjeve, ende, e miratojne deklaraten e parimeve te 2005, ndaj ftoj te tjeret, vecanerisht anetaret e nderuar te Paramentit Europian, nese mund te shohin dhe te konsiderojne menyrat sesi te motivojne te tjeret, sidomos ato organe te parlamentit qe nuk veprojne keshtu, ne menyre qe t’i bashkohen grupit tone.

Alexander Lambsdorff, zv/kryetar i Grupit Liberal-Demokrat, Shef i misionit vezhhgues te BE-se ne Bangladesh –  Nje nga problemet kyce qe hasim eshte ndjekja e rekomandimeve. Tani, Bashkimi Europian ndodhet ne nje situate ku per fat ka delegacione ne gjithe boten. Te gjithe ne ketu jemi te vendosur ndaj nje metodologjie, ne paanshmeri, profesionalizem e te tjera, dhe mundohemi qe ta izolojme vezhgimin e zgjedhjeve nga diplomacia tradicionale. Por, asnjehere ato nuk mbahen ne nje boshllek strategjish apo diplomacie, sic deshmohet nga Ana. Une mendoj se ne si nje komunitet qe kujdeset per kete, na duhet te informojme me mire qeverite tona nacionale rreth asaj cfare ben misioni i vezhgimit. Nuk eshte vetem nje mjet diplomatik qe te dergosh 100 apo 150 veta qe valvisin te njejtin flamur e t’u thuash « hej, ne dukemi qe jemi ketu ». Zgjedhjet nuk kane lidhje me kete e madje mund edhe te demtojne procesin nese do vazhdojme te ndjekim kete praktike. Cfare bejme ne nese nje vend nuk i ndjek fare rekomandimet? A duhet te vazhdojme me misione pas 4 vjetesh, apo duhet te frenohemi me ta? Se fundi, roli i parlamentareve, qe ambasadori Lenarcic e permendi me nje gjuhe shume sikletshme ne fund te fjales se tij; Mendoj se roli i parlamentareve eshte i perdorshem si shef delegacioni apo kur ata integrohen brenda nje misioni te posacem vezhgimi. E them kete, per te permendur se ku haset problemi, e kjo eshte vecanerisht ne zonen tuaj, me OSBE-ne, ku Asambleja juaj Parlamentare dergon 60 apo 70 parlamentare ne nje vend per 3-4 dite qe mezi e njohin vendin, mezi njohin metodologjine, por ndonjehere vihen ne nje linje me partite politike qe garojne ne ate vend per zgjedhje. Kjo ndodhe si me ata te familjes time politike, ashtu dhe me grupet e tjera politike sepse per kete, askush nuk eshte me i mire se te tjeret. Pas kesaj, roli i parlamentareve veshtiresohet. Shembulli per kete, e di qe do te duket sikur po ta hedhim ty fajin cfare ben Asambleja Parlamentare e OSBE-se dhe ti nuk e meriton kete, por degjova se kjo asamble po dergon tani 83 veta ne Tunizi. Une duhet te kem munguar ne anetaresimin e Tunizise ne OSBE.

Ana Gomez, eurodeputete socialdemokrate, misioni vezhgues ne Afrike – Ky eshte problemi, dhe Ambasadori Lenarcic perdori termin te punojme « me thellezim» ndersa une them me « de-partizim ». Na duhet ky kend politik per te promovuar demokracine, te drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, qe perbejne dhe togfjaleshin kushtezues. “ Bota na vezhgon » eshte nje element i rendesishem por ndonjehere bota nuk vezhgon, apo me ndryshe leshon mesazhin e kundert. Ne vihemi perballe zgjedhjes, une, si perfaqesuese e mbi 200 vezhgueseve te BE-se, jam vene ne poziten per te zgjedhur nese « duhet te them te verteten » apo ta fus ne sirtar sepse po the te verteten, e con ate vend drejt nje makthi konfliktesh e lufte civile. Ishte nje dileme e llahtareshme, e ne fund vendosa te them te verteten sepse kjo eshte menyra e vetme per te qene te besueshem e per t’i sherbyer objektivit tone politik qe ne supozojme se bejme atje. Dhe me pas vjen 2010. Kreu i delegacionit tone nuk ishte as ne gjendje te dorezonte raportin atje. Epo atehere kush jane mesazhet qe percjellim ndaj atyre njerezeve, kur autoritetet tona nuk jane konsekuente, nuk i shkojne deri ne fund? Kjo do te thote « bota vezhgon, por nuk do t’ia dije per ty ». Ne nuk mund te kemi integritet e t’i ndihmojme procesit politik atje, nese nuk kerkojme pergjegjeshmeri, e qe t’i shkohet deri ne fund po ashtu, nga vete autoritetet tona. Sigurisht kjo pyetje shkon per Zonjen Ashton, edhe pse nuk eshte prezente, e cila e perfaqeson BE-ne.

Ne fakt, Perfaqesuesja e Larte e BE-se nuk ishte prezente gjate gjithe debatit, e kerkoi ndjese per kete ne perfundim te mesazhit te saj.
 
Catherine Ashton, Perfaqesuese e Larte e BE-se – Vetem zgjedhjet, nuk jane te mjatueshme. Ato vete nuk mund te sjellin paqe, stabilitet dhe prosperitet. Por, zgjedhjet perbejne nje hap jetik ne perpjekjen e gjere per te promovuar demokracine dhe respektimin e te drejtave te njeriut, si dhe per te ndertuar ate cfare une e pershkruaj si demokraci te thelle, kulture te vertete demokratike, institucione te forta demokratike, themelon statusin e partive politike dhe nje rol aktiv te shoqerise civile. Keto jane gjerat qe e bejne demokracine reale. Me qarte kete e shohim kur qeverite rrezohen me vote nga pushteti, sikunder dhe kur qeverite vijne ne pushtet me vote.

Nderkohe debatit nuk i mungoi ish-Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Jimmy Carter, Ne moshen 87 vjecare, ai dha konkluzionet e pervojes se tij edhe si perfaqesues i qendres qe mban emrin e tij.

Jimmy Carter, ish-President i SHBA – Ajo cfare ky grup ben ne menyre kolektive, shpesh here nenvleresohet nga restoja e botes, e gati shpesh edhe prej nesh. Ne kete pervoje, neve shpesh nuk e realizojme se cfare ndodh atje perpara se ne te mberrijme e pas largimit tone. Heroizmi i atyre qe luftojne per lirite e tyre dhe te drejtat e njeriut, ndonjehere pasohet nga zhgenjimi dhe elemente te deshperimit (pashprese), sepse edhe ne rastet e nje operimi te sukseshem ne kerkesen mbi te drejtat e njeriut, ata qe zgjidhen ne pushtet refuzojne ta braktisin ate, me moslejimin e pozicioneve te shoqerise .Nje tjeter shqetesim eshte qe ne duhet te jemi me te ashper ne fushen tone me qellim qe rezultatet e zgjedhjeve te respektohen, sepse, ne disa raste, shtetet e fuqishme qe kane influencuar brenda nje vendi, nuk jane te gatshme qe te pranojne rezultatin e zgjedhjeve te garantuara, te hapura, te ndershme dhe te drejta, Ky ishte rasti ne Palestine, sic ishte dhe neNepal, Asnje prej dy vendeve nuk ka nje qeveri tani. Por, une mendoj se eshte pergjegjesia jone qe te sigurohemi gjate pergatitjes per te shkuar ne zgjedhje se kemi garancine e pranimit te rezultatit nga vendet e fuqishme.

Ky aktivitet i nivelit te larte u shfrytezua nga organizatoret per te falenderuar ish-Presidentin Amerikan per rolin e tij ne Europen Lindore.

Buzek – E gjithe veprimetaria juaj ne shume vende te botes, sidomos ne Europen qendrore e lindore ishte kaq ndihmedhenese, vecanerisht ne vitet 1980, kur sugjerimet dhe vendimet tuaja lidhur me situaten ne Poloni, treguan shume mbeshtetje dhe solidaritet. Do te doja t’a nenvizoja kete, pas 31 vjetesh, se sa e rendesishme ishte kjo per te gjithe ne. Ndaj shume faleminderit per kete.

Carter – Z. Buzek, e ardhur nga ju, me nderon! Une nuk mendoj se mund ta mohoje ndokush se ajo qe ndodhi ne Poloni gjate asaj periudhe ishte nje frymezim per boten, Deshmoi shembull per marredhenien reciproke te kurajos individuale te qendrueshme dhe lirise e demokracise, cfare ndikoi ne garantimin e zgjedhjeve dhe lirive per gjithesecilin.

Clark, ish-kryeminister i Kanadase
– Une nuk kam qendruar shume gjate si Kryeminister, sepse ne kemi kete rregullin e poshter te sistemit britanik parlamentar qe thote « nese humbet nje votim buxheti, oferta jote humbet ». Por, privilegji im ishte se sherbeva ne nje kohe kur Presidenti Carter ishte President i Shteteve te Bashkuara, dhe ndihem i privilegjuar qe kam punuar ne disa inciativa te tij te asaj periudhe.

Ne perfundim te takimit 2-ditor, organizatat nderkombetare pjesemarrese miratuan konkluzionet e perbashkta qe synojne njehesimin e standarteve te tyre per nje monitorim efikas te proceseve zgjedhore.

Pergatiti: Arta Tozaj

Top Channel