Minatorët, pakti nuk zbatohet

08/10/2011 00:00

Rifillimi i punes pas plotësimit të vetëm disa prej kërkesave të
kërkuara, duket se ka lene sërish të zhgënjyer minatoret e Bulqizës.

Nenshkrimi i marrëveshjes qe i dha fund greves tremujore nuk ka gjetur ende zbatim nga drejtuesit e kompanise koncesionare ACR. Minatoret jo vetem qe nuk jane paguar per kohen qe kane zhvilluar greven, por as per 22 dite te llogaritura si leje e zakonshme. E njejta gje ka ndodhur edhe me pagen e 13-të.

Te dyja keto pagesa ishin pjese e marrëveshjes se nenshkruar mes minatoreve dhe ACR-së, por pavaresisht se ka kaluar thuajse nje jave nga rifillimi i punes ato nuk jane plotesuar. Fillimisht eshte premtuar se data 4 tetor do te sillte levrimin e pagesave por asgje nuk ka shkuar pertej fjaleve dhe minatoret serish nuk kane marre asgje. I kontaktuar kryesindikalisti dhe njeriu qe firmosi marrëveshjen me ACR-ne, Taf Koleci ka bere te ditur se pagat do te kalojne brenda pak oresh ne kontot e minatoreve por pertej kesaj ende asgje nuk eshte realizuar.

Ne kete situate vetem pak dite pas nenshkrimit te marrveshjes minatoret shprehen te zhgenjyer duke qene se kompania ACR nuk po respekton asnje nga pikat e premtuara. Kjo duket se ka nisur te tensionoje serish situaten qe nese nuk do te merret ne konsiderate nga kompania mund te coje ne rinisje te mundshme te greves.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA