I dedikuar për produket e Kosovës, slogani ‘Duaje Tënden’ si për ironi më shumë po funksionon në Komunën e Gracanicës të banuar me serbë.
Pjesëtarët e këtij komuniteti duket se me të vërtetë i duan produktet e Serbisë, cdo gjë për të cilën paguajnë është mall i prodhuar diku në Serbi, ndërkaq nëpër raftet e dyqaneve ushqimore në Gracanicë mungojnë po thuaj tërësisht produktet e prodhuara në Kosovë.
Pronarët e tyre nuk pranojnë të flasin për cështje të tilla, por vetë qytetarët e Gracanicës i radhisin produktet e Serbisë në vendin e parë.
“Më së shumti konsumoj prodhimet që janë serbe. Nuk i kam provuar produket e Kosovës, lëngjet ndoshta të cilat nuk janë edhe aq të këqija, por kryesisht e konsumoj mallin serb”, thotë një qytetare serbe.
“Konsumoj cdo gjë që më duket se është cilësore. Origjina për mua nuk ka rëndësi, kosovare, serbe apo kroate. Blej nganjëherë lëngje kosovare gjithashtu edhe produkte bujqësore”, shprehet një tjetër serb.
Kjo situatë sipas sekretarit të Odës Ekonomike të Kosovës tregon se prodhuesit kosovar akoma nuk i kanë ndërtuar lidhjet e bashkëpunimit me tregtarët e enklavave serbe.
Por një dyqan shitjeje me pakicë në Gracanicë nuk dallon shumë nga ai në Prishtinë. Prodhimet e Serbisë janë shtrirë shumë shpejt në tregun kosovar. Për shkak të cmimeve më të ulta, Behxhet Blakqori tregon se qytetarët e Kosovës i janë kthyer zanatit të vjetër, konsumit të produktetve të cilat prodhohen në Serbi.
Sidoqoftë janë biznesmenët kosovarr madje të përfshirë edhe politikën sic është Ramiz Kelmendi deputet në Kuvendin e Kosovës, kompania e të cilit i është kthyer bashkëpunimit me kompanitë serbe pas heqjes së masës së reciprocitetit.
Top Channel