Somali, shpërthimi, 65 viktima

04/10/2011 15:30

Të paktën 65 persona kanë mbetur të viktima të një shpërthimi të ndodhur pranë një godine qeveritare në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, informuan burime zyrtare.

Dëshmitarë okularë thanë se një kamion i mbushur me eksplozivë u drejtua deri në derën hyrëse të Ministrisë, ku edhe shpërtheu.

Një zëdhënës i grupit terrorist “Al-Shabab” morri përsipër përgjegjësinë për këtë akt, më të përgjakshmin që prej muajit gusht.

Të paktën 40 persona të tjerë u plagosën si pasojë e shpërthimit dhe bilanci tragjik mund të rëndohet edhe më shumë në muajt në vazhdim.

Somalia, një vend i ndodhur në Afrikën Perëndimore, vuan nga mungesa e stabilitetit dhe nga mospasja e një qeverie qëndrore që prej një grushti shtetit në vitin 1992.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA