Selanik, hapet shkolla shqipe

02/10/2011 21:20

Në një prej ambienteve të Universitetit ‘Aristotelis të Selanikut, nën kujdesin e shoqatës ”Nënë Tereza”, ka hapur përsëri dyert për fëmijët e emigrantëve shqiptarë shkolla e gjuhës shqipe.

Të ndarë në pesë grupe për arsye të rritjes së numrit të nxënësve, mbi 110 fëmijë të emigrantëve shqiptarë janë njohur me programin e sivjetshëm të kësaj shkolle që jep mësime falas për ta, nën kujdesin e një stafi mësuesish shumë të përkushtuar edhe për faktin se Selaniku është qyteti ku ka filluar për herë të parë mësimdhënia e gjuhës shqipe në Greqi në vitin 2001.

“Jemi shumë të gëzuar që sivjet hapim përsëri vitin e ri shkollor për mësimin e gjuhës shqipe tek fëmijët e emigrantëve shqiptarë. Është një përpjekje që bëhet qysh prej vitit 2004 nga shoqata e emigrantëve “Nënë Tereza”, thotë njëra nga mësueset e gjuhës shqipe në këtë shkollë.

Mësimi i gjuhës shqipe, gjuhës sonë amtare, sidomos në një vend të huaj, ka një rëndësi të vecantë sepse është në funksion të ruajtjes së identitetit kombëtar. Duke e mësuar atë fëmijët e emigrantëve shqiptarë ruajnë në vetvete kulturën, traditën vetë kombin shqiptar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA