Një gol i Klosës i dha fitoren Lacios në transfertën e vështirë përballë Fiorentinës.
Vendasit kaluan të parë në avantazh që në minutën e 8 të takimit. Bardhekaltërit barazojnë gjithcka 20 minuta më vonë me anë të asit të tyre, Hernanez. Megjithë përpjekjet e të dyja skuadrave, balanca në rezultat do të prishej vetëm në minutën e 83 kur Klose shënon dhe i jep 3 pikë me mjaft vlerës skuadrës kryeqytetase.
Në takimet e tjera, Udineze mposhti Bolonjën 2-0, po 2 me 0 fitoi edhe Palermo ndaj Sienës, ndërkohë që Parma mundi 3-1 Xhenoan. Kaljari mundi 0-2 në transfertë Lecen, ndërsa ndeshja e luajtur më herët, ajo mes Novarës dhe Katanias u mbyll në barazim 3-3.
Superndeshja Juventus-Milan që luhet në mbrëmje, mbyll këtë javë të Serisë A.
Top Channel