Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e së shtunës në Divjakë, ku si pasojë ka humbur jetën një fëmijë.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave viktima është 12-vjecari Oges Leka, i cili është goditur nga një makinë në qendër të qytetit.
Sipas burimeve, nga përplasja ka mbetur i plagosur një tjetër fëmijë, Amiljano Bojaxhi, 11 vjec, i cili është dërguar për mjekim në spital.
Dy ditë më parë, një fëmijë mbeti i plagosur në një aksident në qytetin e Gramshit, pasi u përplas nga një motocikletë pa targa.
10-vjecari u dërgua nga autoritetet lokale në Spitalin Ushtarak të Tiranës për shkak të gjendjes së rëndë.
Ndërkohë që policia shoqëroi në komisariat drejtuesin e motocikletës, shtetasin Armend Boja, i cili gjatë marrjes në pyetje sqaroi rrethanat e aksidentit.
Top Channel